Një hetim penal, i cili fillimisht nisi në prokurorinë e Elbasanit, mandej u transferua në SPAK dhe më tej përfundoi në prokurorinë e Fierit, ka vënë nën akuzë dy mjekët dhe dy infermierët që në muajin Mars 2022 vizituan plagët e Nuredin Dumanit.about:blank
Mjeku kirurg, Julian Malaj, infermieri Uljan Kapllanaj dhe dy teknikët e laboratorit, Bledar Bërdalli dhe Ermal Gjeçi, akuzohen për veprën penale të “Moskallëzimit të krimit” dhe “Veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.
Hetimet ndaj 4 zyrtarëve të spitalit të Fierit tashmë janë mbyllur dhe pritet që në gjykatë të fillojë procesi gjyqësor.
Të pandehur:
Bledar Bërdalli, profesion teknik i lartë Laboratori
Julian Malaj, profesion mjek kirurg.about:blank
Ermal Gjeçi, profesion teknik laboratori.
Uljan Kapllanaj, profesion infermier.about:blank
Akuzuar për “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.