JiL.al - Jeto i Lumtur

Pas deklaratave të Olsit, vjen menjëherë reagimi i Eglit

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Mbrëmjen e të premtes, i ftuar në “Më lër të flas”, Olsi Bylyku ka konfirmuar me gojën e tij ndarjen nga Egli Tako. Olsi tha se faji nuk ka qenë i asnjërit, por rrethanat kanë qenë të tilla. Teksa u pyet nëse i mungon apo jo, aktori pas disa sekondave heshtje tha që të dyve i mungon njëri tjetri por asnjërit nuk i duhet prania e tjetrit.

“Nuk besoj që asnjërit nga ne nuk i mungon prania e njëri-tjetrit, por asnjërit nga ne nuk i duhet prania e njëri-tjetrit”, tha ai.

Pas intervistës së Olsit, ka reaguar edhe Egli. Ajo ka postuar në Instastory një status ku duket se i drejtohet qartë Olsit.


“Një grua e mirë nuk do e detyrojë kurrë një burrë të kuptojë që ajo është një grua e mirë. Nëse ai nuk e kupton vetë, ai është i humbur”, shkruan Egli.

Scroll to Top