Vjeshta ka trokitur, shtatori vjen me shi, ja si parashikohet

Jil
Jil
2 Min Read

Vjeshta ka trokitur zyrtarisht. Fillimi i muajit shtator do të sjellë reshje dhe vranësira, duke bërë që vapa të largohet me gushtin. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se javën e parë e shtatorit vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme me masa ajrore të lagështa. Moti do të jetë me kthjellime e alternime vranësirash mesatare deri të dendura pjesën më të madhe të ditëve. about:blank


“Ditën e Hënë dhe ditën e Martë do të kemi prezente reshje shiu me intensitet të ulët, lokalisht deri mesatar përgjatë pjesës lindore dhe juglindore të vendit. Temperaturat do të pësojnë rënie dhe vlen të theksohet elementi i erës që intensifikohet në drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi 1-12m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era do të arrijë deri 18m/s, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-4ballë”, njofton SHMU.

Pas ditës së mërkurë sipas SHMU do të kemi reshje shiu me intensitet të ulët të pëqëndruara në jug dhe në qendër të vendit. Hera-herës shtrëngata afatshkurtra, më së shumti përgjatë relieveve kodrinore malore. Temperaturat do të pësojnë rritje në të dyja vlerat, ndërsa era pas ditës së enjte do të jetë me drejtim veriperëndim-juglindje 1-8m/s. Në bregdet e lugina era do të fryjë me shpejtësi deri 11m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-2ballë.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *