Një vatër zjarri është regjistruar në fushën e mbetjeve në Vlorë. Gazetari Elton Nika raporton se dy automjete zjarrfikëse ndodhen në zonë për të mos lejuar përhapjen e mëtejshme të flakëve.
Kjo është e disata herë që fusha e mbetjeve përfshihët nga zjarri. Hera e fundit që ra zjarr ishte në qershor, ku u dogj një sasi e konsiderueshme toke. Dyshohej se zjarri ishte i qëllimshëm.