Një bombol gazi e lënë e hapur, është bërë shkak i një zjarri në një banesë në rrugën “Malo Beqari”, në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe policia.
Ndërkaq, është bërë i mundur shuraja e zjarrit.
Fatmirësisht, nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.