Vodhën gjatë natës një motoçikletë dhe një biçikletë

Editor
2 Min Read

Policia e Beratit ka identifikuar 4 shtetasit e mitur të cilët gjatë kanë vjedhur gjatë natës një motoçikletë dhe një biçikletë, në 3 banesa të fshatit Drizë.

Për shkak të moshave, 14 dhe 15-vjeç, “skifterët” u proceduan në gjendje të lirë.

Motoçikleta dhe biçikleta, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vodhën gjatë natës, një motoçikletë dhe një biçikletë, në 3 banesa në fshatin Drizë, Policia identifikon 4 autorët, të cilët për shkak se janë të moshave 14 dhe 15 vjeç, u proceduan në gjendje të lirë.

Menjëherë pas publikimit të një video-je, në portalin “JOQ”, në të cilën shfaqeshin 4 shtetas, të cilët gjatë natës, hynin në banesa për të vjedhur, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë organizuan punën për identifikimin dhe nxjerren përpara përgjegjësisë penale, të këtyre shtetasve.

Si rezultat, u identifikuan 4 shtetasit që shfaqeshin në video, të moshave 14 dhe 15 vjeç, dhe ndaj tyre nisi procedimi në gjendje të lirë, për shkak të moshave.

Të miturit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë hyrë në 3 banesa aktualisht të pabanuara, në fshatin Drizë, ku kanë vjedhur 1 motoçikletë dhe 1 biçikletë, të cilat u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërive dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast të tillë, në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *