Vodhi automjetin e parkuar, e pëson keq ‘skifteri’ nga Laç

Editor
2 Min Read

Gjendet brenda 24 orëve automjeti i vjedhur, identifikohet dhe arrestohet autori i dyshuar. Menjëherë pas kallzimit të marrë nga shtetasi L. L., banues në Laç, se i kishin vjedhur automjetin e tij “Lancia” të cilin e kishte patur të parkuar te parkimi poshtë pallatit, shërbimet e Policisë Kurbin kanë intensifikuar kontrollet e monitorimet, me qëllim lokalizimin e gjetjen e mjetit si dhe identifikimin e arrestimin e autorit.

Si rezultat, në vijim të kontrolleve të pandërprera dhe vlerësimit të çdo informacioni policor për këtë rast, gjatë mesnatës, shërbimet policore të Komisariatit Kurbin kanë lokalizuar mjetin e vjedhur në një rrugicë dytësore dhe autori po tentonte të largohej sëbashku me automjetin në drejtim të një qarku tjetër me qëllim shitjen e mjetit.

Drejtuesi i mjetit, në momentin që ka parë shërbimet e policisë, ka devijuar rrugën në tentativë për tu larguar bashkë me automjetin, por nuk ka mundur dhe në këto kushte, duke shfrytëzuar edhe përfituar nga errësira e natës, ka braktisur mjetin dhe është larguar me vrap.

Falë punës së mirëfilltë operative hetimore është bërë e mundur identifikimi, kapja e arrestimi i autorit të dyshuar shtetasit G. N. 40 vjeç, banues në Laç, për vepren penale “Vjedhja”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *