Një 36-vjeçar është arrestuar këtë të martë në qytetin e Vlorës, pasi akuzohet për grabitje.about:blank
Blutë bëjnë me dije se 36-vjeçari ka vjedhur disa materiale ndërtimi në banesën e një shtetasi.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan shtetasin 36 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka vjedhur disa materiale ndërtimi, në banesën e një shtetasi, në lagjen “Isa Boletini”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme