EMRI/ Vodhi një motor, arrestohet 31-vjeçari në Sarandë

Editor
1 Min Read

Një 31-vjeçar në Sarandë është arrestuar ditën e sotme. Mësohet se në pranga ka rënë Aleksandër Seferi, pasi dyshohet se është kapur duke vjedhur një motomjet. Po ashtu ai ka rënë në pranga edhe më parë, po për të njejtën vepër penale. 

Njoftimi i Policisë:

Vodhi një motomjet në Sarandë, kapet dhe vihet në pranga 31-vjeçari, me precedent penal për të njëjtin krim. Sapo janë njoftuar se në një banesë në lagjen “Gjashtë”, ishte vjedhur një motomjet, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë organizuar punën për identifikimin dhe arrestimin e autorit.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, u kap dhe u vu në pranga autori i dyshuar i kësaj vjedhjeje, shtetasi A. S., 31 vjeç, banues në Sarandë. Gjithashtu, shërbimet e Policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale motomjetin e vjedhur.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *