JiL.al - Jeto i Lumtur

Vodhi një shumë të majme parash në një banesë, e pëson keq

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

I arrestuari, me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi shuma parash në euro dhe dollarë, të dyshuara të falsifikuara, një dedektor për GPS, një palë targa, automjetin e dyshuar të përdorur në vjedhje, dy celularë dhe veshjet e përdorura gjatë vjedhjes.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore,

organizuan operacionin policor të koduar “Storm 8”, në kuadër të të cilit bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasit:

41-vjecarit, banues në fshatin Babicë e Madhe, me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Ai dyshohet se në bashkëpunim me një tjetër shtetas (vijon puna për identifikimin dhe kapjen e tij) kanë vjedhur një shumë parash, në banesën e një shtetaseje, në lagjen “Hajro Çakërri”.

Gjatë kontrollit në banesën e të arrestuarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 41 900 euro të dyshuara të falsifikuara, 10950 dollarë të dyshuar të falsifikuar, një dedektor për GPS, një palë targa të huaja, automjetin e dyshuar të përdorur në vjedhje, dy celularë, veshjet e përdorurua nga ky shtetas, një kapele kamuflazhi dhe një palë doreza.

Scroll to Top