Vodhi shuma të konsiduereshme, e pëson keq punonjësi

Jil
Jil
2 Min Read

Një i ri 29-vjeçar përfundoi në prangat e policisë pasi akuzohet se vidhte kompaninë ku punonte.

Një operacion i koduar “Operatori” bëri të mundur arrestimin e shtetasit, Enio Saraçi, i cili nga hetimet ka rezultuar se orientonte klientët e kompanisë për të kryer pagesat për blerjet në emër të tij.

Njoftimi i plotë:

Finalizohet nga Sektori i Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, operacioni policor i koduar “Operatori”. Përvetësoi një shumë parash duke shpërdoruar detyrën, kapet dhe vihet në pranga 29-vjeçari. Specialistët e Sektorit të Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën ekonomiko-financiare dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Operatori’. Si rezultat i këtij operacioni, u bë arrestimi i shtetasit E. S., 29 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas dyshohet se ka përvetësuar një shumë parash duke shpërdoruar detyrën operator shitjesh në një subjekt privat, pasi ka orientuar klientët që të kryenin pagesat për blerjet, në emër të tij dhe jo në emër të subjektit.about:blank

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *