Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Të dëgjosh Taylor Swift, Green Day ose Caro Emerald ose çdo muzike me ritëm të lartë është edhe një shtysë për të rifilluar vrapimin dhe sportin, pra një mënyrë jetese e shëndetshme, sipas studimit të botuar në revistën “Frontiers in Psychology”, kryer nga Universiteti i Veronës.
Dëgjimi i këngëve me 170-190 rrahje në minutë bën të mundur përmirësimin e performancës së stërvitjes.
Falë muzikës së duhur, stërvitja mund të bëhet shumë më e këndshme dhe efektive, në veçanti, një lloj ritmi i caktuar rrit përfitimet e stërvitjes dhe zvogëlon perceptimin e përpjekjes fizike.
Zgjedhja e muzikës është, në të vërtetë, shumë subjektive dhe bazohet në preferencat individuale ose kulturore, por studimet kanë vërtetuar që muzika ideale për stërvitje është me ritëm të lartë, veçanërisht kur praktikoni ushtrime qëndrueshmërie si ecje ose kur ke të bësh me ushtrime me intensitet të lartë siç është ngritja e peshave.