“Vrasësi i Nikulajt jetoi mbi 2 muaj në banesën e…”/ Banorët e Kakarriqit ‘zbërthejnë’ lëvizjet e ekzekutorit: Lëvizte lirisht në fshat, na përshëndeste në shqip..

Jil
Jil
2 Min Read

News24 ka shkuar në fshatin Kakarriq, atje ku rreth 2 muaj e gjysmë më parë u strehua ekzekutori i biznesmenit Ardian Nikualj, shtetasi portugez Ruben Saraiva.

Gazetari Igli Çelmeta në një lidhje live për Neës24 solli dëshmitë e banorëve të fshatit, të cilët pohuan jashtë kamerës se i riu portugez lëvizte lirshëm në zonë. Ata pohuan se për gati 2 muaj e gjysmë portugezi ka jetuar në banesën e Edmond Haxhisë, i cili dyshohet se është porositësi i vrasjes së biznesmenit në Shëngjin, ngjarje që ndodhi më 19 prill.

“Shtetasi portugez prej dy muajsh kishte ardhur në fshatin Kakarriq dhe lëvizte i lirë. Në fillim u raportua se jetonte me qira në këtë fshat, por banorët thanë se në këtë fshat nuk ka banesa me qira. Shtetasi portugez ka jetuar në banesën e Edmond Haxhisë, por herë pas here shkonte dhe në Shkodër. Pasi kishte kaluar pak kohë, kishte nisur të mësonte në gjuhën shqipe dhe përshëndeste në shqip. Lëvizte me veturë dhe motor, pikërisht me motorin që përdori për të kryer krimin. Ai motor është përdorur herë pas here nga 27-vjeçari.”, raportoi live gazetari.

Më të lexuarat

Kishin fshehur kokainë brenda jastëkëve dhe 25 mijë euro në çarçaf, arrestohen dy shqiptarë në Itali

Vrasësi i Nikulajt qëndroi 2 muaj në shtëpinë e saj, flet nëna e…

Finalja e “BBVA” do të mbahet në stadium? Luiz Ejlli nxjerr zbuluar skenaret…

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *