Vrasja e 17-vjeçarit, analisti i njohur zbardh detajet e reja: Me origjinë algjeriane dhe nuk shkonte në shkollë, shoqëria franceze e konsideron…

Jil
Jil
2 Min Read

Analisti Genc Burimi gjatë një interviste televizive ka folur rreth ngjarjes tragjike të ndodhur disa ditë më parë ku 17 me origjinë algjeriane u ekzekutua nga policia në Francë.

Genc Burimi tha se kjo ngjarje do përdoret nga ekstremi i djathtë Marine Le Pen, pasi ajo thotë se ajo do të mbyll “rubinetin e këtij emigracioni”, thënë kjo se shoqëria franceze e shikon këtë lloj emigracioni të parikuperueshëm. Ai tha gjithashtu se djali, Nahel M. Edhe pse ishte vetëm 17 vjeç e kishte bërë disa vepra penale.

“Nahel ishte i lindur në Francë, por kishte një dosje gjyqësore plot, me vjedhje, me gjykime. Por ka qenë një kontroll i rëndomtë. Në Francë ka më shumë prezencë policore se në Shqipëri, sidomos në këto qyteza që janë të banuara nga emigrantët.

Naheli 17 vjeç pa baba me origjinë algjiriane, me një nënë që mezi e rriste, ai nuk shkonte as në shkollë, kjo gjë ushqen te francezët atë idenë e ekstremit të djathtë se këta janë të parikuperueshëm, nuk mund të bëhen pjesë e shoqërisë franceze.

Sipas leximit të francezëve është besimi mysliman, se këta kanë në baze Kuranin dhe jo kodin penal”,-u shpreh analisti Genc Burimi.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *