Vrasja e Arben Lleshit në burgun e Peqinit, policia shoqëron

Editor
1 Min Read

Policia ka shoqëruar 4 të afërm të Agim Hoxhës, pas ngjarjes në burgin e Peqinit ku u vra me armë zjarri nga Sokol Mjacaj, Arben Lleshi.

Lleshi po vuante dënimin me burg përjetë për vrasjen e Agim Hoxhës dhe djegien e trupit të tij, të ndodhur në vitin 2012.

Për shkak të dyshimeve se Mjacaj mund ta ketë kryer vrasjen me potosit nga persona të tretë, policia e Tiranës ka ndaluar 4 anëtarë të familjes Hoxha.

Sipas gazetares Klodiana Lala, janë shoqëruar 4 persona, të moshës 20-25 vjeç dhe pasi janë marrë në pyetje, janë lënë të lirë.

Policia ka ushtruar kontrolle dhe ka marrë celularët e tyre, nëse kanë pasur kontakte apo biseda të dyshimta, që lidheshin me Sokol Mjacajn. Po ashtu po hetohen dhe persona të tjerë.

Kujtojmë se Mjacaj në dëshminë e tij është shprehur se e ka vrarë Lleshin pasi ky i fundit nuk e ka pranuar në sektor. Ai tha gjithashtu se armën e krimit e kishte siguruar më shumë se një muaj më parë.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *