JiL.al - Jeto i Lumtur

Vrasja e Ardian Nikulajt/ Ja kur do mbërrijë në Shqipëri

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Ruben Saraiva i dyshuar si autori që ekzekutoi biznesmenin Ardian Nikulaj në Shëngjin të Lezhës, pritet që brenda këtij viti të esktradohet në Shqipëri.

Një grup agjentësh shqiptarë të përzgjedhur nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë ndodhen prej dy ditësh në Rabatit të Marokut për të finalizuar edhe procedurat e ekstradimit të Ruben Saraivës.

Mbërritja e Ruben Saraivës në Shqipëri pritet të bëhet të dielën me 31 dhjetor. Për shkak se Shqipëria nuk ka një marrëveshje ekstradimi me Marokun në lojë ka hyrë Interpol, ashtu siç në rastin e Behar Bajrit nga Franca.

Vetëm pak ditë më parë autoritet marokene ranë dakord për esktradimin e Ruben Saraives. Për Prokurorinë e Lezhës, ardhja e Ruben Saraivës në vendin tonë shihet me interes të madh për shkak se nga pamjet filmike është vërtetuar se ai kishte rolin e ekzekutorit ndërsa është ndihmuar edhe nga disa shtetas britanikë të cilët u hoqën si turistë.

Ndërkohë mësohet se edhe për të shumëkërkuarin Dritan Rexhepi që u arrestua disa javë më parë në Stamboll, pala shqiptare është drejt finalizimit të procedurave për ta ekstraduar.

Scroll to Top