Vrasja e babë e bir, GJKKO merr vendimin drastik për Ardian Çapja

Jil
Jil
2 Min Read

Apeli i GJKKO ka shpallur vendimin për Ardjan Çapjan dhe 5 të pandehurit e tjerë. Ata u shpallën fajtorë për vrasjen e babë e bir Nezir dhe Gentian Beqiri në 15 gusht të 2012-ës.about:blank

Togat e zeza të Apelit të Posaçëm kanë lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë duke dënuar me burgim të përjetshëm Ardjan Çapjan, Florenc Çapjan dhe Olsi Lekun. Ndërsa nga 25 vite burg togat e zeza vendosën për Etjen Canin dhe Klajdi Dokolin. Bashkëpuntori i drejtësisë Ervis Bardhi u dënua me 15 vite burg.


Zbardhja e ngjarjes erdhi pas dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë, Ervis Bardhi, i cili rrëfeu se Ardian Çapja i kishte ofruar 50 mijë euro për vrasjen e Gentian Beqirit dhe babait të tij Nezirit.

– Advertisement –
I penduari rrëfeu se Gentianin e ka ekzekutuar ai me 4 plumba ndërsa Nezirin e ka vrarë Olsi Leku. Për këtë ngjarje Ardian dhe Florenc Çapja paraqitën si alibi se një natë para vrasjes kishin qenë në Maqedoninë e Veriut.

Dyshohet se vrasja e Gentian Beqirit u porosit për shkak se ai po gjykohej për vrasjen e Sokol Çapjas në vitin 2005.

Akuzat e SPAK dhe dëshmia e të penduarit janë kundërshtuar gjatë procesit nga Ardian Çapja i cili ka deklaruar se është telefonuar nga një politikan me emrin taulant, por këto përgjime sipas tij janë asgjesuar me vendim gjykate.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *