Gazetari Igli Çalmeta ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen e babë e bir Gjokë dhe Eduard Gurra ditën e djeshme në fshatin Sumë në Dugagjin të Shkodrës.
Në një intervistë televizive, ai theksoi se dyshohet se autorë të ngjarjes kanë qenë dy persona, njëri prej të cilëve ka ndjekur babë e bir ndërsa tjetri ka pasur rolin e ekzekutorit .
Më tej ai theksoi se autorët i kanë ndjekur për ditë të tëra lëvizjet e babë e bir deri në momentin e ekzekutimit.
Gazetari theksoi se në vendngjarje janë gjetur 8 gëzhoja.
“Nga informacionet që kam pista e hakmarrjes është eleminuar. Ky është një atentat i mirëmenduar, dhe dyshohet se prej ditësh ata e kanë mirë organizuar atentatin . Mësohet se ato kanë vëzhguar lëvizjet e babë e bir. Dyshohet se në këtë atentat pjesëmarrës janë dy persona. Njëri ka pasur rolin e vëzhguesit të lëvizjes dhe një person ka pasur rolin e ekzekutorit. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 8 gëzhoja plumbash të cilat janë dërguar për të bërë ekspertizën. Policia ka një person të dyshuar dhe një është shpallur në kërkim. Gjithashtu janë marrë në pyetje dhe shumë bashkëfshatarë të tjerë. “- tha ai.