Vrasja e efektivit të FNSH-së, Prokuroria del me vendimin

Jil
Jil
1 Min Read

20 vite burg ka kërkuar prokuroria për Redion Hysën, i cili akuzohet se qëlloi për vdekje efektivin e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës Xhuliano Prela në muajin dhjetor të vitit 2020 në Lezhë. I akuzuar për këtë ngjarje është edhe Nikoll Sherniku për mos kallëzim krimi.

Sipas hetimit te kryer dhe dëshmisë se punonjësve te karburantit ku ka ndodhur vrasja e Xhuliano Preles, mesnatën e krimit rreth orës 02:00, kane qene dy makina njëra fuoristradë dhe tjetra tip “Golf 3”, e përshtatur për gjueti.

Makina tip “Golf 3” qe rroja i karburantit ka treguar qysh ne 5 dhjetor ne polici, aktualisht është e bllokuar dhe i përket pikërisht, Redion Hysës, të cilit disa vite më parë i kanë vdekur dy prindërit në aksident. Ai ka mohuar që të ketë lidhje me vrasjen. Prova kryesore ku është bazuar prokuroria është një pistoletë në depozitën e ujit të banesës së tij.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *