JiL.al - Jeto i Lumtur

Vrasja e Entjan Nikulajt, ish-prokurori i Krimeve të Rënda

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Ish-prokurori Eugen Beci foli për vrasjen e fundit e ndodhur në Lezhë ndaj Entjan Nikuljt, kushëririt të Ardian Nikulajt i cili u ekzekutua në lokalin e tij, e cila vjen si pasojë e gjakmarrjes së dy fiseve Nikulaj dhe Lestakaj, tregoi se Kanuni është “modernizuar” duke kaluar nga vrasje nga anëtarë të fisit, në vrasje nga vrasës me pagesë.about:blank

Më tej, Beci tha fakti që dy viktimat e fundit të dy fiseve nuk janë ruajtur, tregon se Kanuni i Lekë Dukagjinit nuk është respektuar pasi nuk po ndiqet linja e vrasjeve, por mjafton që viktima të mbajë mbiemrin.

“Është interesante për qarkun e Lezhës, duke e lidhur me ngjarjen që ndodhi në Shëngjin ku ndodhi vrasja e Nikulajt. Ajo tregoi se gjakmarrja në kohën e kanunit duket se po përshtatet me kohët moderne ku nuk po kryhen më vrasjet nga pjesëtarët e fisit, por nga vrasës me pagesë.

Në pikëpamje të logjikës hetimore është e qartë që ngjarja është për gjakmarrje, por a lidh dot këtë motiv me vrasësin me pagesë që e kryen për motiv paraje.

Në këtë logjikë, fakti që dy viktimat nuk janë ruajtur do të thotë që dhe Kanuni nuk është respektuar. Organet ligjzbatuese kanë në dorë një ngjarje që prodhon vetëm viktima tregon që shteti ka dështuar.

Mekanizmi i parë që është parimor është që në rast se zbulohet autorësia dhe pjesëmarrja në një vendngjarje dhe të gjithë këta persona marrin dënimet kemi fuqi parandaluese sepse tregon që shteti bëri drejtësi. Kur shteti nuk u jep dënime të merituara dhe del më parë, atëherë ata do vazhdojnë vrasjet. Në rast se ke dy fise që I ke në alert policia duhet të ketë antenat e shtuara për këto dy fise, të ketë përgjime parandaluese. Përgjimi parandalues I jep të drejtë policisë se si funksionon fisi.about:blank

Kjo strukturë shoqërore, kisha, xhamitë, pleqësitë që kanë krijuar pajtimin e gjaqeve, por mendoj që është shumë e mangët dhe e pakët puna sociale e shtetit. Ka disa organizata që përpiqen të funksionojnë atje. Tashmë Lekë Dukagjini është modernizuar.”

Scroll to Top