Vrasja e familjes shqiptare nga greku, motra e viktimës

Jil
Jil
3 Min Read

61-vjeçari Sakis Varvaresos më 2 mars 2022, vrau dy fëmijë të vegjël dhe prindërit e tyre, Armando nga Lushnja dhe Maria. Personat në fjalë u gjetën pa shenja jete në shtëpinë e tyre nga fëmija i tretë i familjes, një djalë 12-vjeçar i cili kishte lindur nga martesa e mëparshme e Marias.

Greku u dënua me katër herë burgim të përjetshëm, 21 muaj në bazë të përbashkët për “armëmbajtje dhe përdorim” dhe 900 euro dënim monetar për veprën e tij të rëndë kriminale ndaj 32-vjeçarit Armando Kloci, bashkëshortes së tij Maria dhe dy fëmijëve të tyre të mitur.

Motra e viktimës, Maries në një intervistë për Balkan Ëeb, u shpreh se ‘molla e sherrit’ ishte nëna e autorit, e cila ankohej për zhurmë të kryer nga fëmijët. Sakaq tha se prej 1 jave, autori përgatiste varret, duke haur gropa.

“Lajmin e morëm vesh nga avokatja. Atë që presim ne është pak. Për dënimin që mori, e meritonte dhe e prisnim. Dënim me vdekje do ishte më e drejtë. Nuk kishte arsye për aktin. Molla e sherrit ishte nëna e vet dhe këtë e ka pranuar pak a shumë. Arsyet ishin banale. Qiraja e parapaguar për dy muaj, nuk ekziston si pretekst. Ai vetë ka pohuar se fëmijët bënin zhurmë dhe shqetësonin nënën, por këto janë arsye banale. Autori e ka paramenduar dhe i parapërgatitur për veprimet e bëra. Kishte një javë që hapte gropat dhe kishte përgatitur gjithçka. Sipas avokates së familjes, autori nuk ka shprehur pendesë. Jam pak e lehtësuar për vendimin, në mënyrë që të qetësohen shpirtrat e tyre. Nëna dhe babai janë të rënduar psikologjikisht. Mami gjithë kohës më pyet ‘pse e ka bërë’. Do të dijë arsyen. Janë vrarë fillimisht kunati dhe motra, pastaj fëmijët 1 dhe 2 vjeç. Kur foli për fëmijët tha se nuk mbante gjë mend. Gjendja e fëmijës që shpëtoi është mirë, por i mungon familja e vet. Por, e ka përjetuar shumë keq. Nuk e kam takuar pasi jam në proces dokumentesh, po flas shpesh me nipin. Djali ishte prezent në ambientet e gjykatës ku u mbajt seanca gjyqësore, pasi e ka kërkuar vetë”, u shpreh ajo.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *