JiL.al - Jeto i Lumtur

Vrasja e Nikulajt, Britania bën lëvizjen e menjëhershme

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Prokuroria e Përgjithshme gati dokumentat drejt Londrës

Drejtësia britanike ka kërkuar nga prokuroria shqiptare provat që kanë në dorë për 4 shtetasit e tyre. Edmond Haxhia, bashkë me tre britanikët Steven Hunt, Thomas Mithan dhe Harriet Bridgmen, u arrestuan të shtunën në Londër.

Ata dyshohet se kanë pasur për detyrë të vëzhgojnë lëvizjet e biznesmenit Ardjan Nikulajt përpara së të kryhej vrasja, në mesditen e 19 Prillit. Edmon Haxhia akuzohet se është organizatori i ekzektutimit të 51 vjeçarit. 

4 të dyshuarit do të përballen me gjykatën në Britaninë e Madhe me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë. Dokumentat janë në Prokurori të Përgjithshme dhe po bëhen gati për t’i nisur drejt Britanisë. Grupi hetimore pretendon se ka prova që i lidhin ata me ngjarjen. Do të jetë drejtësia britanike që do të thotë fjalën e fundit nëse 4 të dyshuarit  do të ekstradohen drejt vendit tonë. Gjykata e Lezhës ka caktuar masat e sigurimit “arrest në burg” në mungesë. 

Ndërkohë emri i britanikut tjetër Harry Simson dhe protugezit Rubens Saravia janë tashmë në listën e të kërkuarve nga drejtësia shqiptare. Simson u largua nga vendit ynë mbrëmjen e 19 Prillit drejt vendlindjes, nga aeroporti i Rinasit. Ai ka dyshime se fshihet ende në Britaninë e Madhe. Ndërsa 27 vjeçari që akuzohet si ekzekutor, Rubens Saraiva, u largua nga pika e kalimit kufitarë në Kapshticë ditën e ngjarjes. Hetuesit kanë informacione se ai mund të ketë dalë nga territori grek. Emrat e Harry Simson dhe protugezit Rubens Saraiva janë me ngjyrë të kuqe në listën e Interpolit.

Grupi hetimor ende nuk e ka gjetur armën e krimit për të përfunduar fazën e mbledhjes së provave. Pstioleta tip TT dyshohet që është hedhur nga portugezi në lumin Drin. Ai kishte mbërritur në vendin tonë që më 14 Shkurt të këtij viti.

Scroll to Top