JiL.al - Jeto i Lumtur

Vrasja e policit në Kosovë, deputeti i njohur ‘zbërthen’

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku ka komentuar situatën e krijuar në veri të Kosovës, ku një polic mbeti i vrarë pasi u qëllua nga bandat serbe. Në një intervistë për ‘5 pyetjet’ me gazetarin Ilir Babaramo, deputeti demokrat e konsideron ngjarjen si një veprim terrorist të organizuar nga Beogradi. Sipas Çollakut, ky ka qenë një agresion ushtarak, përmes së cilës presidenti serb Aleksandër Vuçiç kishte si qëllim që të aneksohej me paramilitarë të Beogradit pjesa veriore e Mitrovicës.about:blank

Ndërkohë, Çollaku thotë se ngjarja e djeshme ka humbur sensin e dialogut dhe thekson se Kurti duhet të ulet në tavolinë me të vetmin kusht, njohjen reciproke.


“Në situatën e provokuar, dy rrugë ka ose dialogun ose luftën. Çështja e dialogut të Serbisë me Kosovën, ka rezultuar prej 1 dekade pa asnjë produkt realist. Produkti është që Vuçiç që i firmos marrëveshjet dhe nuk i zbaton asnjëherë. Ngjarja e djeshme i ka humbur sensin dialogut të gati një dialogu që Serbia është angazhuar me presionin e demokratëve. Ca dialogu kur ti sulmon ushtarakisht territorin e një vendi tjetër. Veprim terrorist. Ka qenë agresion i pastër ushtarak. Ka qenë plan për të ankesuar me paramilitarë të Beogradit pjesën veriore të Mitrovicës, ta themi hapur. Ca kuptimi ka të ulesh e të dialogosh, me kë? Kjo bën të vështirë procesin e dialogut, kurti s’mund t’i shmanget. S’ka kuptim të bisedohet me Serbinë përveçse njohjes reciproke”, tha Çollaku.
Një koment Çollaku e pati edhe për deklaratën e Ramës për konferencën ndërkomëbatre mes Kosovës dhe Serbisë. Çollaku tha se ishte një deklaratë e kotë, ndërsa vlerësoi qëndrimin e ministrit të Jashtëm Igli Hasani, i cili deklaroi se Shqipëria është krah Kosovës.

Ishte një kotësi, një deklaratë e kotë e pakuptimtë, që tregon ose një kompleks të tij në raport me atë incident shumë të madh që bëri për miqësinë me Vuçiç, për projekte të përbashkëta, ose e zuri një kompleks faji, ose më e keqja fare pak ia ka haberin kësaj pune. Deklaratë e kotë. Hera e parë që konsideroj një qëndrim korrekt të ministrit të jashtëm, ku nuk ngurronte të thoshte hapur diçka që është e vërtetë se Shqipëria është në krah të Kosovës, pastaj dëgjova deklaratën e Ramës të pakuptimtë”, tha Çollaku.  

Scroll to Top