Prokuroia e Posaçme ka kërkuar 32 vite burg për dy të pandehurit në procesin për vrasjen e ish-policit, Santiago Malko, ngjarje kjo e ndodhur në gusht të vitit 2019 në Tiranë.
Konkretisht u kërkua 25 vite burg për Ilir Selmanin, ndërsa me 7 vite për Elvis Gaçajn. Ndaj tij janë ngritur akuzat e armëmbajtjes pa leje në disa raste dhe largim nga vendi i vuajtjes së dënimit. Ndërsa Selmani akuzohet për bashkëpunim në vrasjen e ish efektivit.
Më herët për këtë ngjarje, si bashkëpunëtor në vrasje është dënuar edhe shtetasi Blendi Teta. Ndërkohë një proces gjyqësor në mungesë vijon për dy vëllezërit Leonard dhe Erlis Duka, të konsideruar si porositës të ngjarjes dhe ndaj 4 personave të tjerë.
- Më të lexuarat
- Gara e fortë mes katër finalistëve të “BBVA”, produksioni del me kërkesën e veçantë ndaj ndjekësve të Luiz Ejllit…
- Luizi dhe Kiara drejt martesës, Zhaklin Lekatari ka ‘dy fjalë’ për çiftin e…
- Ngjarje e rëndë/ U zunë për ballkonin, fqinji godet me çekiç 55-vjeçarin (EMRAT)
- Transportonin emigrantë të paligjshëm me “Range Rover”-a, e pëson keq 27-vjeçari shkodran, shpallet…