Vrasja e shqiptarit në Ekuador, del video me pamjet (Video)

Jil
Jil
2 Min Read

Dalin pamjet nga ekzekutimi i shqiptarit me armë zjarri në Ekuador.

Mediat vendase raportojnë se 53-vjeçari shqiptar Arjanit Rizaj është vrarë me armë zjarri para spitalit “Luis Vernaza” në Guayaquil, ku kishte shoqëruar bashkëshorten e tij dhe vetë po qëndronte brenda makinës së parkuar.

Dëshmitarët okularë kanë raportuar se në drejtim të shqiptarit u qëlluar nga një motoçikletë e bardhë me të cilën po lëviznin dy persona. Autorët u larguan në drejtim të paditur pasi kryen vrasjen.

Sipas informacioneve të para nga Policia Kombëtare e Ekuadorit, vrasësit kanë përdorur një armë zjarri të kalibrit 9 milimetra.

Fillimisht Rizaj u dërgua në urgjencën e spitalit “Luis Vernaza”, dhe më pas në klinikën “Panamericana”, ku mjekët tentuan ta mbanin në jetë, por plagët e shkaktuara nga arma e zjarrit ishin të rënda duke i shkaktuar vdekjen. Bashkëshortja e 53-vjeçarit shqiptar ka deklaruar për hetuesit se ajo e pa skenën nga shumë pranë.

Ajo u tha oficerëve se nuk e dinte motivin e sulmit ndaj bashkëshortit të saj. Sipas saj, Rizaj nuk punonte pasi nuk kishte dokumente të vlefshme në Ekuador, prandaj mbijetonte me paratë që i dërgonte nga Shqipëria familja e tij, ose vëllai i tij që banonte në Kanada.

Vrasja ka ndodhur në të njëtjën ditë me arrestimin e bosit të trafikut të kokainës Dritan Rexhepi, i cili u prangos sot në Turqi, megjithatë nuk dihet nëse kanë lidhje me njëra-tjetrën

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *