JiL.al - Jeto i Lumtur

Vrasja me plumb në gojë e Endri Mustafës në Shkodër, Prokuroria del me vendimin e fundit për dosjen e Ibrahim Liçit

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Prokuroria e Shkodrës ka dërguar për gjykim në gjykatën e shkallës së parë në Shkodër dosjen penale kundër Ibrahim Licit, i cili akuzohet për vrasjen e Endri Mustafës. Dosja nga grupi hetimore i prokurorisë është dërguar në gjykatën e Shkodrës, por për shkak të mos arrestimit të Licit, togat e zeza kanë urdhëruar pezullimin e gjykimin për 1 vit.

Kujtojmë se për vrasjen e Mustafës, është dënuar me 10 vite burg 16-vjeçari Ergys Malja, në një kohë kur prokuroria kërkoi 12 vite heqje lirie. Emri i Ibrahim Licit si autor dyshohet se doli nga dëshmia e Ergys Maljas para grupit hetimor, pasi pak ditë pasi u arrestua, ai akuzoi Ibrahim Licin si autor të vrasjes. Sipas të miturit, ai ishte nisur me viktimën drejt Livadheve, por përpara i kishte dalë Lici duke qëlluar direkt mbi Mustafën dhe duke u larguar më pas me motor.

Ibrahim Lici, është një person i njohur për policinë. Emri i tij lidhet me ngjarje të bujshme të ndodhura në qytetin e Shkodrës. Ndërsa Endri Mustafa njihej si pjesëtar i grupit të Bilalajve në Shkodër. Në familjet Lici dhe Bilali janë kryer një sërë vrasjesh. Në gusht 2018 u ekzekutua me breshëri kallashnikovi Fatbardh Lici, vëllai i Mustafa Licit. Në mars 2019 u vranë në derë të shtëpisë Brahim dhe Astrit Bilali. Për krimin e dyfishtë u shpall në kërkim Ibrahim Lici, por vetëm në prill të vitit 2021, u hoq nga kërkimi për mungesë provash. Ai është djali i Mustafa Licit, ky i fundit i arrestuar më herët për gjobëvënie ndaj tregtarëve në qytetin e Shkodrës.

Scroll to Top