Vrasja në burg, kreu i sindikatës: Mjaçaj i drejtoi pistoletën

Editor
2 Min Read

Pas ngjarjes në burgun e Peqinit, ku mbeti i vrarë një prej të dënuarve, thuajse i gjithë zinxhiri komandues i këtij institucioni është ndaluar me urdhër të prokurorisë me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Sipas hetimeve të deritanishme dhe nga marrja në pyetje e autorit, bëhet e ditur se arma e zjarrit është futur në burgun e Peqinit dhe më pas është mbajtur në dhomë nga i dënuari Sokol Mjacaj për rreth 20 dite.

Valentin Macaj, kreu i Sindikatës së Shërbimeve Policore tha në një intervistë për Euroneës Albania se zinxhiri drejtues i burgut të Peqinit dhe forcat operacionale të burgut kanë mundur të vënë nën kontroll situatën shumë shpejt.

Macaj tha se është e pavërtetë që neutralizimi i Mjacajt u bë nga RENEA apo policia e shtetit, por nga vetë drejtori i përgjithshëm i burgjeve dhe drejtori i burgut të Peqinit.about:blank

“Për 20 minuta kanë qenë në Peqin gjithë trupat e forcave operacionale, drejtori i burgjeve, që kanë vënë situatën nën kontroll, pastaj është lajmëruar policia. Policia njoftohet vetëm në mbështetje dhe nuk hyn brenda ambienteve të burgut. Ai është neutralizuar, duhet thënë që polici i ajrimit është përleshur me Mjacajn dhe ky i fundit i ka drejtuar edhe pistoletën në kokë, brenda regjimit nuk ka armë asnjë punonjës police. Nuk është tërhequr as punonjësi, as shefi i policisë dhe ka qenë ndërhyja e drejtorit të përgjithshëm të burgjeve që e kanë neutralizuar bashkë me forcat e policisë së burgut”, tha Macaj.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *