Vrasja në Vlorë, reagon ministri Balla

Editor
1 Min Read

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla në një komunikim për mediat u shpreh se kontrollet për të parandaluar shkeljet e rënda të ligjit nuk do ta ndalen deri në minimizimin dhe parandalimin e ngjarjeve kriminale.

Gjithashtu ai shtoi se koha kur të fortët bënin ligje në komunitete apo zona të caktuara ka mbaruar dhe se nuk mund të kthehet pas.

I ndalur tek krimet ndaj të miturve, apo dhunës me bazë gjinore, Balla shtoi se duhet krijuar një aleancë dhe komunikim tjetër për të parandaluar të gjitha format e dhunës.


“Rasti i Divjakës na tregon që ende nuk kemi këtë rrjet informacioni dhe reagimi. Unë garantoj që Policia e Shtetit ka gati një plan masash për të ndërgjegjësuar publikun dhe gjithashtu edhe për ngjarje të rënda kriminale si ajo e Vlorës, ju them që Policia e Shtetit ka rritur prezencën e vet, jo vetëm në Vlorë, por në të gjithë territorin për të parandaluar fenomenin e armëmbajtjes pa leje”, theksoi ai.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *