Ndonëse ka kaluar një ditë nga ekzekutimi i Nikolin Lekstakajt në Balldre të Lezhës, nuk ka ende anjë gjurmë nga autori
42-vjeçari Nikolin Marku Nikulaj u qëllua pasditen e djeshme me breshëri plumbash nga një mjet në lëvizje, menjëherë sapo doli nga një market në Balldre të Lezhës.
Sipas dëshmitarëve makina ka qenë me xhama të zinj, ndërsa dyshohet se shkak i vrasjes është hasmëria mes fisit Lekstakaj dhe Nikulaj. Në lidhje me atentatin është marrë në pyetje edhe vëllai i viktimes Bledar Lekstakaj.
Ai ka thënë para hetuesve se sapo ishte kthyer sot nga Tirana dhe se ka qenë duke qëndruar në shtëpi me nënën e tij në momentin që Nikolini i ka marrë makinën për të shkuar për të blerë diçka në market.
Nga ekspertiza mjekoligjore rezulton se në drejtim të Lekstakajt është qëlluar 5 herë, ndërsa 4 plumba i kanë shpuar trupin. Mësohet se njëri prej plumbave e ka goditur në zemër.