I dënuari me burgim të përjetshëm Sokol Mjaçaj është neutralizuar nga policia dhe momentalisht është duke u marrë në pyetje.
Për gati një orë, ai ka shkaktuar trazira në burgun e sigurisë së lartë, ku si pasojë e të shtënave me armë ka mbetur i vrarë i burgosuri Arben Lleshi, e ndërsa një tjetër, Ilir Xhakja ka mbetur i plagosur.
Në vendngjarje kanë shkuar Prokurori i Elbasanit, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë se Shtetit, Forcat Operacionale të Drejtorisë se Përgjithshme të Burgjeve, Forcat RENEA. Situata është vënë nën kontroll, autori është izoluar dhe po hetohet ngjarja. Hetimin e ka marrë në dorë Prokuroria e Elbasanit!
E ndërsa më herët, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, njoftoi se ka firmosur urdhrin që i dënuari Sokol Mjaçaj të izolohet në regjimin 41-bis.