Të paktën 15 persona u vranë dhe 25 u plagosën nga të shtënat me armë në universitetin Charles në Pragë.Autori, 24-vjeçari David Kozak, u vetëvra pas masakrës që shkaktoi, ndërsa më herët kishte qëlluar dhe vrarë të atin në fshatin Hostun, rreth 20 kilometra larg Pragës.about:blank
Madje policia po shqyrton mundësinë që ai të ketë vrarë edhe dy persona të tjerë para masakrës në Pragë. Gjatë një konference për media, policia njoftoi se po heton nëse 24-vjeçari mund të jetë i lidhur me dy vrasje të ndodhura javën e kaluar.