Vrau Arian Gosën për hakmarrjen e të vëllait, dalin pamjet e mjetit me të cilën u arratis ekzekutori

Jil
Jil
1 Min Read

Kanë dalë në dritë të tjera detaje nga ngjarja tronditëse e ditës djeshme në Kavajë, ku mbeti viktimë e atentatit Arian Gosa, vëllai i Edmond Gosës.     

Janë zbardhur pamjet e makinës me të cilën Habib Rexha dyshohet se u arratis pasi vrau me plumb në kokë Arian Gosën.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në qytetin e Kavajës, teksa Gosa ishte ulur në një kafene me babanë e tij.

Autori i vrasjes është shpallur në kërkim dhe policia ka vënë në dispozicion 10 mijë euro për këto që jep informacion për kapjen e tij.

Dyshimet e policisë janë se motivi i krimit është hakmarrja, pasi 31 vjeçari Habib Rexha është vëllai i Altin Rexhës, i cili mbeti i vrarë dy muaj më parë në Kavajë.

Altin Rexha u përfshi në një konflikt me Edmond Gosën në muajin mars, vëllanë e Arjan Gosës. Edmond Gosa e qëlloi me thikë Altin Rexhën ndërsa ky i fundit e qëlloi me armë zjarri.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *