Vrau dhe copëtoi burrin, 14 vite burg për 69-vjeçaren shqiptare në Itali (EMRAT)

Jil
Jil
2 Min Read

69-vjeçarja shqiptare, Nadire Kurti është dënuar sot me 14 vjet e 6 muaj burg për vrasjen e bashkëshortit të saj 72-vjeçar Shefki Kurti, nga drejtësia italiane.

Sipas mediave italiane, trupi i burrit ishte copëtuar dhe më pas ishte vendosur në disa thasë plehrash të hedhura në kanalin Adigetto.

69-vjeçarja a rrëfyer se kishte përdorur thika për të vrarë dhe copëtuar burrin e saj, që të mund ta transportonte më lehtë drejt qytetit, Adigetto-s.

Zbulimi i pjesëve të trupit u bë më 31 gusht, kur këmba e tij e djathtë doli në sipërfaqe, e më pas hetuesit gjetën edhe pjesët e tjera të trupit të copëtuar të shqiptarit.

Prokurori shpjegoi se brutaliteti i këtij krimi i kishte bërë hetuesit që të mendonin pista të tjera fillimisht. Në fakt së pari u fol për një lidhje me krimin e organizuar, më pas u mendua se kishte probleme familjare.

Por më vonë u zbulua se Nadirja kishte probleme psikologjike. Prej vitesh ajo ndiqej nga një psikiatër.

Po ashtu, ajo ishte e shtruar në psikiatri në Gusht të vitit të kaluar për simptoma të çrregullimit të personalitetit.

Nadire Kurti ishte e bindur se bashkëshorti i saj e tradhëtonte me një grua shqiptare ,e cila i kishte kërkuar 90 mijë euro.

“Më keqtrajtonte, më rrihte, më kërkonte që të ikja se do të shiste shtëpinë. Më kishte kërcënuar disa herë se do më vriste e do më bënte copë copë, dhe atë ditë më kërcënoi o do vdisja unë o do vdiste ai”, ka rrëfyer Kurti.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *