JiL.al - Jeto i Lumtur

VIDEO/ Vrau dy persona në Belgjikë duke thirrur“

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Dy tifozë suedezë u vranë mbrëmjen e djeshme në qendër të Belgjikës ku  një burrë hapi zjarr në qendër të Brukselit.Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, para se të hapte zjarr ndaj dy tifozëve të veshur me fanellat e kombëtares suedeze, ai ka thirrur “Allahu Ekber”.Mediat belge raportojnë se autori, një 45-vjeçar tunizian Lasoued Abdeslam u ekzekutua në Schaerbeek, nga policia.45-vjeçari u qëllua në gjoks nga policia pasi tentoi të arratisej dhe u dërgua me ambulancë në spital, por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra.Lasoued Abdeslam, 45 vjeç, me origjinë tuniziane, banor i Brukselit, është përballur më parë me akuza për terrorizëm në vendin e tij në Tunizi, sipas mediave belge.Në një video të regjistruar nga një banor i zonës, sulmuesi, i veshur me një xhaketë portokalli dhe një helmetë të bardhë në kokë, mbante një armë zjarri, pasi zbriti nga skuteri, ai qëlloi disa herë në rrugë para se të vriste brenda një taksie dy suedezë. Shoferi i taksisë u plagos dhe ndodhet në spital në gjendje të qëndrueshme.

Scroll to Top