JiL.al - Jeto i Lumtur

Vrau fqinjin me sëpatë dhe më pas e hodhi në Kanal

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një ngjarje e rëndë tronditi Postribën një ditë më parë. Musa Bajraktari u qëllua për vdekje me sëpatë në kokë nga bashkëfshatari i tij duke gjetur vdekjen e menjëhershme.about:blank

Fillimisht u dyshua që 70-vjeçari Bajraktari kishte humbur jetën nga shkaqe natyrale pasi u gjet në një kanal pranë rrugës nga banorët ndërsa pas ekzaminimeve nga policia rezultoi të vdekje e shkaktuar nga goditjet me sende të forta. Hetuesit, vlerësuan se kemi të bëjmë më një vrasje.

Autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje është Xhemal Zeqiri, fqinj me viktimën. Pas zbardhjes së ngjarjes, Zeqiri është arrestuar nga policia e Shkodrës . Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta.

E gjithë zona është e tronditur nga kjo ngjarje.

Musa Bajraktari gëzonte një reputacion shumë të mirë në zonë ndërsa shokët e kanë të pamundur të flasin për media.about:blank

Ndërsa në shtëpinë e autorit është vendosur një patrullë policie, për të shmangur një rast të një hakmarrje të mundshme.

Scroll to Top