Vrau gruan dhe veten, flet nëna e Gjergj Mullallit, ja si e mora vesh

Jil
Jil
1 Min Read

Nëna e 55-vjeçarit Gjergj Mullalli, që vrau të shtunën gruan dhe e hodhi në një gropë septike ndërsa ditën e sotme vrau veten, ka deklaruar për mediat që prej disa ditësh nuk ishte takuar me të birin. E moshuara ka thënë se e ka marrë vesh krimin që ka kryer i biri në orët e vona të natës së mbrëmshme, teksa shton se çifti kishin jetuar prej 20 vitesh në Greqi.

“E dëgjova mbrëmë nga mezi i natës flisnin njerëzia. Kush fjeti mbrëmë, këtu kam qenë prapa derës e tha një burrë, që ai ka vrarë. Kanë një 20 e ca vjet që rrinin në Greqi. Kanë tre fëmijë, njëra është e martuar dhe ka fëmijë, tjetra pritet të martohet, ndërsa djalin e ka 21 vjeç. Ka dy-tre ditë ose më shumë që nuk e kam takuar. Ikte shpejt ai në punët e qeverisë, ne flinim se jemi pleq”, ka thënë ajo.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *