Vrau kunatin një vit më parë në Itali, Apeli merr vendimin

Jil
Jil
1 Min Read

Gjykata e Apelit ka lënë në burg 30-vjeçarin Gëzim Gjini, i cili është në burg pasi akuzohet për vrasjen e kunatit të tij në Itali. Gëzim Gjini është arrestuar me qëllim ekstradimin në Itali, ndërsa kishte apeluar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Lezhë për ta lënë në burg.about:blank


Mirëpo, Apeli e ka rrëzuar kërkesën e tij dhe 30-vjeçari do të vijojë të qëndrojë në burg deri në nisjen e procedurave të ekstradimit për në Itali.

Pas vrasjes së kunatit një vit më parë, Gjini ishte fshehur në Shqipëri dhe u arrestua më 12 gusht një kafene në aksin rrugor Lezhë-Milot. Ai ishte në kërkim nga autoritetet italiane për vrasjen e bashkëshortit të motrës së tij, në Rocca Priora, Itali, më datë 13 dhjetor 2022, në bashkëpunim me 2 të tjerë.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *