Vrau me thikë bashkëjetuesen, Gjykata e Elbasanit merr

Jil
Jil
1 Min Read

Gjykata e Elbasanit dënon me burgim të përjetshëm Ramiz Micin duke e deklaruar fajtor për veprën penale “vrasje për shkak të rrethanave familjare”.

Me herët prokuroria e Elbasanit kërkoi burgim të përjetshëm për 37 vjeçarin Ramiz Mici i cili vrau me thikë bashkëjetuesen e tij. Ngjarja e rëndë ndodhi në Elbasan në korrik të vitit 2022 ku pas një zënke xhelozie Ramiz Mici vrau me thikë Etlira Elezin, nënë e dy fëmijëve.

Të dy të divorcuar dhe prindër nga martesat e mëparshme, çifti kishte vendosur të bashkëjetonte në një banesë me qira në lagjen “Skëndërbej” në Elbasan ku edhe ndodhi ngjarja.

Pas rreth një viti, prokurori i çështjes Xhelian Seferi ka paraqitur diskutimin përfundimtar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ndaj Ramiz Micit i akuzuar për veprën penale të “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” parashikuar nga neni 79/c i K.Penal.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *