Vrau motrën me thikë, Marsela Pushani njihet sot me masën

Jil
Jil
1 Min Read

Marsela Pushani do të njihet sot nga Gjykata e Tiranës me masën e sigurisë pasi të shtunën e kaluar qëlloi me thikë të motrën, duke i shkaktuar vdekjen.

Fillimisht familjarët e raportuan vdekjen e Amanda Pushanit si vdekje natyrale, por pas këqyrjes së trupitdhe kryerjes së autopsisë, u konfirmua se ajo ishte vrarë me thikë dhe për këtë akuzohet e motra.

Marsela në dëshminë e saj në polici e ka pranuar krimin, ndërsa ka thënë se nuk ka dashur ta vriste, por e kishte goditur në kushtet e vetëmbrojtës.

Sipas familjarëve, Amanda, ishte person problematik dhe konsumuese e pijeve alkoolike. Një ditë më parë është marrë në pyetje edhe nëna e viktimës, e cila tha se 37-vjeçarja i dhunonte. Dy motrat dhe nëna e tyre jetonin së bashku në një pallat në Rrugën e Kavajës.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *