Një fëmijë 6-vjeçar është vrarë, ndërsa e ëma ka mbetur e plagosur në një agresion me motive urrejtjeje të ndodhur në shtetin amerikan të Illinoisit.about:blank
Policia ka vënë në pranga një 71-vjeçar, i cili dyshohet se i zgjodhi viktimat e sulmit për shkak të besimit të tyre në fenë islame, në një kohë kur konflikti Izrael-Hamas është në zhvillim e sipër.
I mituri ndërroi jetë në spital, ndërkohë që e ëma, pavarësisht plagëve të rënda, pritet të mbijetojë. Autopsia mbi trupin e 6-vjeçarit tregoi se ai ishte goditur 26 herë me thikë.
Lidhur me ngjarjen reagoi edhe presidenti Joe Biden, i cili denoncoi atë që e quajti një “akt të tmerrshëm urrejtjeje”.