Vritet me plumb në kokë shqiptari në Itali, gjendet i pajetë n

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një shqiptar në Itali është vrarë me armë zjarri në Vernante, në zonën e Cueno. Sipas Rai Neës, viktima është identifikuar nga policia italiane si Klaudio Myrtaj 34 vjeç. Sipas shtypit italian, vrasja ka ndodhur pasditen e së shtunës.

Viktima u gjet me plagë arme në kokë. Ai u dërgua në spital, por nuk mundi të mbijetonte.

La Stampa, që ka publikuar foton e shqiptarit, shkruan se 34-vjeçari Klaudio Myrtaj ishte qëlluar me pistoletë në kokë, dyshohet me silenciator. Trupi i tij u gjet në një punishte, ku ai herë pas here punonte. Ndoshta për këtë arsye nuk u dëgjuan të shtëna arme.

Sipas La Stampa, hetuesit dyshojnë se vrasja ka ndodhur për motive xhelozie. Kamerat e zonës kanë fiksuar një person të dyshuar si autor të ngjarjes.about:blank

Policia po pyet disa persona si dëshmitarë, mes të cilëve edhe e dashura e 34-vjeçarit. Nga dinamika, hetuesit deri më tani kanë zbuluar se autori ka përdorur një pistoletë me silenciator dhe priti deri sa të dilte nga punishtja pronari, i cili shkoi për të blerë benzinë për traktorin. Në këtë moment, vrasësi ka qëlluar me pistoletë shqiptarin.

Ka qenë pikërisht pronari i punishtes i cili lajmëroi policinë kur u kthye, pasi pa trupin e pajetë të 34-vjeçarit.

Klaudio Myrtaj kishte shkuar në Itali 2 vjet më parë dhe punonte në kantiere ndërtimi rrugësh.

Ai jetonte jo shumë larg vendit ku mbeti i vrarë. Në komunitet njihej si njeri punëtor dhe i sjellshëm me banorët e tjerë të zonës.

Scroll to Top