BRITANI E MADHE- Një 33-vjeçar shqiptar është vrarë me thikë mëngjesin e 27 Korrikut në Wolverhampton, Angli. Jetmir Pemaj vdiq pasi u plagos rëndë në një goditje të dyfishtë me thikë në Harrow Street, Whitmore Reans. Në sulmin ku ai mbeti i vrarë u plagos rëndë edhe një 20-vjeçar. Por identiteti i këtij të fundit nuk është bërë me dije.
Në lidhje me këtë ngjarje, autoritetet britanike kanë arrestuar Lucious Winchester, 24 vjeç, nga Quinton, Birmingham, i cili akuzohet për 2 vepra penale: vrasje dhe vrasje të mbetur në t entativë.
Vrasja e 33-vjeçarit për motive që ende nuk dihen ka tronditur fort familjen e tij. Këta të fundit e përshkruajnë Jetmirin si një djalë, vëlla dhe partner të dashur.
“Jetmiri ishte një djalë, vëlla dhe partner i dashur. Ai ishte shumë i dashur dhe do t’i mungojë shumë e gjithë familja dhe miqtë e tij,”-shkruajnë familjarët, sipas BBC.
Lucious Winchester, 24 vjeç, nga Quinton, Birmingham, akuzohet për vrasje dhe tentativë vrasjeje dhe do të paraqitet në Gjykatën e Kurorës së Birminghamit të enjten. Por Policia bën me dije se hetimi vazhdon dhe ka apeluar që të gjithë dëshmitarët të deklarojnë çfarë kanë parë.