JiL.al - Jeto i Lumtur

Zgjidh një flutur dhe lexo mesazhin që ka për ty

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Flutura na mëson se gjërat në jetë kërkojnë kohë dhe për të jetuar plotësisht, kemi nevojë të kalojmë në faza të ndryshme të jetës dhe të adaptohemi me ambjentet tona.

Testi i mëposhtëm është shumë i thjeshtë, duhet të shohësh imazhin dhe të zgjedhësh fluturën që të pëlqen më shumë. Pas kësaj, kontrollo mesazhin që ka për ty:

  1. Ndershmëri dhe dashuri

Je njeri shumë i dashur dhe i ndjeshëm me ndjenjat e atyre që të rrethojnë, duke treguar gjithnjë interes për problemet e tyre dhe duke bërë që shpesh të harrosh nevojat dhe objektivat e tua.

Sado të kesh qëllimet më të mira për të ndihmuar të tjerët, mos harro se kujdesi për veten duhet të jetë para gjithçkaje. Është e pamundur të kujdesesh për ata që të rrethojnë nëse nuk je mirë me veten.

  1. Harmoni dhe paqe

Je njeri i qetë dhe i duruar. Në të gjitha veprimet e tua, prioritet ke harmoninë dhe paqen me jetën në përgjithësi dhe njerëzit rreth teje.

Por kërkesa kostante për qetësi mund të të bëjë të mendosh që gjithçka është e drejtë, si të mos ekzistonte konflikti në jetë, ndërkohë që kjo mund të të bëjë të dukesh një njeri i pandjeshëm dhe indiferent.

  1. Rregull dhe logjikë

Je shumë i kujdesshëm dhe të pëlqejnë gjërat e organizuara dhe të bëra mirë. Mendon se mund t’i përmirësosh gjërat dhe t’u thuash vazhdimisht të tjerëve çfarë të bëjnë pasi nuk të pëlqen të zhgënjehesh.

Kjo sjellje mund të të bëjë të varur nga puna. Është e rëndësishme t’i vësh gjërat në ekuilibër. Qetësohu dhe qëndro në paqe me veten dhe botën. Bëj gjëra që të sjellin gëzim, kjo do përmirësojë humorin dhe marrëdhëniet e tua.

  1. Fokus dhe besim tek vetja

Je i motivuar, i sigurtë tek vetja. Këto cilësi janë shumë të dobishme në shumë sektorë të jetës. Gjithsesi, pjesa më e madhe  e sigurisë tënde deriovn nga rezultatet dhe duke qenë se ke frikë nga falimentimi, punon shumë fort për të evituar falimentimin, që është një nga frikërat e tua më të mëdha. Është e rëndësishme të kuptosh se është shumë më shumë se difektet e tua. Je njeri i pabesueshëm, i kompletuar, me shumë aftësi dhe dhunti unike, rrethuar nga shumë njerëz të dashur. Kur ta kuptosh, jeta jote do jetë më e kompletuar dhe e lumtur dhe do jesh më i aftë për të vazhduar me rrugën tënde.

  1. Liri dhe shkëputje

Objektivi kryesor në jetën tënde është të jesh i lirë dhe të kapësh çdo mundësi për të përjetuar eksperienca unike. Një jetë me orë të gjata të tremb. I arratisesh mërzitjes dhe monotonisë. Duke qenë se je zhytur në shumë aktivitete, mund të ndihesh pak i mbytur. Për ta përmirësuar situatën, një hap i parë është të menaxhosh kohën me mençuri, duke vënë prioritete, programe dhe të mësosh të thuash ‘jo’, nëse kjo do të thotë t’i dedikohesh më shumë vetes.

  1. Ndjeshmëri dhe inteligjencë

Ndjeshmëria jote është një karakteristikë surprizuese. Përpiqesh të jesh gjithnjë i sjellshëm, i edukuar dhe krijues në sjelljet e tua. Kjo të lejon të ndërtosh dhe riformosh gjërat, veprat dhe sjelljet.

Për shkak të ndjeshmërisë tënde të lartë, në disa momente do izolohesh në një ambjent paqësor dhe të qetë, ku të pushosh dhe të rikarikohesh. Këto momente qetësie të ndihmojnë në të gjitha impenjimet dhe përgjegjësitë e tua, rikarikohesh dhe frymëzohesh

Scroll to Top