Xheneta Fetahu flet hapur: Refuzova përballjen me Gjestin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Së fundmi është përfolur për një hyrje të Xheneta Fetahut në Big Brother VIP 4, si banorja më e re e shtëpisë.

Këto aludime ajo i ka hedhur poshtë, duke thënë në “Fan Club” se momentalisht është e fokusuar vetëm te sukseset e saj, teksa nuk i kurseu as kritikat për Gjestin.

“Është folur shumë që do jem pjesë e këtij Big Brother-i… Një moment e mendova, por unë jam e fokusuar te sukseset e mija tani.

Ai ka qenë i pari që mua më sulmonte, për trupin tim dhe unë i kam bërë pyetjen se çfarë dashuronte te unë.

Unë mendoj se ai në raport me mua ka pasur vetëm tërheqje fizike dhe nuk di çfarë të them. Është person që nuk i besoj aspak.

Unë nuk ndiej që të rikthehem me të. I uroj më të mirat në karrierën e tij. Por kur i drejtohet një femre dhe i thotë që e dashuron, ta mbrojë deri në fund.

Nuk e di. Kam pasur ftesën që të përballem, por nuk dua ta dobësoj atë person.

Nëse ai do të përballet me mua jashtë Big-ut, në rregull. Unë jam person që mirëkuptoj”, u shpreh Xheneta./tch

Scroll to Top