Xheneta flet pa ‘doreza’, sqaron pse hyri në BBV 4

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Ish-e dashura e Gjestit, Xheneta Fetahu, ka reaguar përmes një postimi në “Instagram” pas spekulimeve rreth qëllimit të vërtetë të hyrjes së saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”.

Në mesazhin e saj, Xheneta sqaron se pranimi i sfidës së mos reagimit nuk kishte të bënte me ndonjë ndjenjë mallëngjimi apo dëshirë për ribashkim me dikë specifik.

Ajo thekson se qëllimi i saj ishte të tregonte se njerëzit që nuk kanë guxim të përballen drejtpërdrejt, shpeshherë krijojnë versione të ndryshme pas shpine.

Nuk u futa as se më ka marrë malli për atë njeri, e aq më pak për ribashkim”, shprehet ajo, duke përgënjeshtruar aludimet mbi motivet e saj.

Xheneta gjithashtu nënvizon se ka vijuar përpara në jetën e saj private dhe është e shkëputur nga gjithçka që ka ndodhur mes tyre.

Scroll to Top