Xheneta me paralajmërim ndaj Drilonit: Nuk e lë me kaq unë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Sipas Xhenetës, videoja e publikuar ka për qëllim të zbulojë sjelljen e Drilonit dhe përpjekjet e tij për ta denigruar publikisht. Ajo thotë se kjo është një mënyrë për të treguar manipulimet dhe presionin psikologjik që pretendon se ka përjetuar.

Pas publikimit të këtyre bisedave, çështja është marrë në shqyrtim nga Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, e cila ka sqaruar se, sipas Kodit Penal të Kosovës, një veprim i tillë konsiderohet i kundërligjshëm.

Megjithatë, Xheneta këmbëngul se Driloni ishte i vetëdijshëm për ekzistencën e videos dhe nuk ka kundërshtuar publikimin e saj. Ajo shton se përmbajtja që përfshin kërcënime, shantazhe dhe presion psikologjik do të dorëzohet si provë në gjykatë.

Në fund, ajo thekson se videoja do të fshihet vetëm për respekt të ligjit, por insiston se “e vërteta nuk fshihet dot”.

Scroll to Top