Xhensila Myrtezaj është një këngëtare shumë e pëlqyer nga publiku dhe këngët e saj numërojnë miliona klikime vetëm pak ditë pas publikimit. Pas një pauze prej pak muajsh artistja u rikthye me shumë projekte të reja muzikore. Por, përpos karrierës bukuroshja është mjaft aktive me postime nga jeta e saj private duke ndarë shpesh postime mjaft të ëmbla me ndjekësit e saj.
Së fundmi Xhensila ka festuar ditëlindjen e saj të 30-të dhe për këtë organizoi një festë me familjarët, miqtë dhe bashkëpuntorët e saj. Nga pamjet e festës kudo qarkulluan aludimet për një shtatzani të mundshme të saj, për shkak të barkut të rrumbullakosur që duket ndoshta edhe për shkak të fustanit të ngushtë që Xhensila kishte zgjehdur të vishte në ditëlindjen e saj. Nuk është hera e parë që Xhensila është aluduar për një shtatzani dhe ditën e sotme këngëtarja ka reaguar lidhur me këto lajme duke e mohuar se është në një pritje të ëmbël duke shkruar:
Kanë kaluar tashmë disa muaj që kur Xhensila ka publikuar këngën e saj të fundit e duket se ka ardhur koha që bukuroshja të vij me një projekt të ri muzikor. Së fundmi këngëtarja ka postuar një video në Instastory nga një studio muzikore, ku në sfond dëgjohet pak nga kënga e saj e re, e cila do të publikohet së shpejti dhe titullohet “Shuj”.