Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
A po planifikoni të shihni filmin tuaj të preferuar horror? Mendohu perseri! Një studim i fundit me 2,000 njerëz zbuloi se shikimi i filmave mund të përshpejtojë shenjat e plakjes.
5 shenja që tregojnë se ai/ajo nuk është emocionalisht i disponueshëm…
Tipike shqiptare/ Ja si e thërret me përkëdheli Almeda Abazi partnerin…
Mbrehni aftësinë për të marrë vendime përmes këtyre hapave
Zgjidhni një nga tre letrat dhe zbuloni çfarë do ju ndodhë…
Ekspertët besojnë se grimasat që bëjmë gjatë shikimit të thrillerave dhe filmave horror, si dhe të qeshurat gjatë një komedie mund të çojnë në shfaqjen e rrudhave në fytyrën tonë.
Studiuesit vlerësuan se fytyrat e shikuesve u tkurrën të paktën njëzet herë nga frika në një film horror, ndërsa në një thriller fytyrat e tyre u tkurrën nga frika, tensioni ose befasia të paktën pesëdhjetë herë.
Në ndërkohë ata qeshën ose buzëqeshën të paktën 115 herë gjatë një komedie.
Dermatologu Dr. Harry Singh komentoi se shprehjet e befasisë dhe mbylljen e syve nga frika “mund të çojnë në rrudha dhe përsëritja e tyre e shpeshtë për një periudhë prej pesë vjetësh mund të çojë në 50% rrudha më të thella të fytyrës”.
Në çdo rast, është mirë ta trajtojmë këtë hulumtim me mjaft kujdes, pasi që mendja e shëndoshë dikton që duhet parë filma horror disa herë në ditë dhe rregullisht, në mënyrë që kontraktimet e frikshme të fytyrës të përfundojnë në rrudha të përhershme dhe të thella, në të njëjtën mënyrë që pirja e duhanit e përditshme dhe e rregullt për një numër vitesh çon në krijimin e rrudhave karakteristike të hollë rreth gojës së një duhanpirësi.