JiL.al - Jeto i Lumtur

Zbardhen detaje nga kontrollet në Manzë, ja si ndodhi përplasja

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një person thuhet se ka humbur jetën sot në kampin e muxhahedinëve, në Manzë, pas një përplasje mes opozitës iraniane dhe policisë. Gazetarja Klodiana Lala raporton se një person thuhet se ka ndërruar jetë.

REAGIMI I POLICISE SOT
Në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe të urdhrit të ekzekutimit të Prokurorisë pranë kësaj Gjykate, për kontrollin e të gjitha ambienteve dhe zyrave ku banojnë për qëllime humanitare, Policia e Shtetit, në kuadër të një plani operacional, ka filluar kontrollin e të gjitha ambienteve dhe zyrave në kampin MEK, në Manëz, Durrës.

Në zbatim të urdhër-kontrolleve të nxjerra nga Gjykata, Policia e Shtetit ka marrë masa për zbatimin e tyre, me planin e kontrollit të ambienteve në territorin e kampit MEK, duke zbatuar me rigorozitet etikën dhe komunikimin e duke respektuar të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve dhe komunitetit që banon në këtë kamp. Grupet e kontrollit të Policisë po vijojnë kontrollet në territorin e kampit MEK dhe në ambientet e brendshme të tij. Në përfundim të kontrolleve do të ketë njoftim më të detajuar.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi se anëtarët e kampit kanë bërë rezistencë kur policia ka mësuar për kontrolle në këtë qendër, në kuadër të një aksioni kundër sulmeve kibernetike.

Scroll to Top