Zbardhen detaje të reja, si ra në “rrjetën” e SPAK-ut Kapidani i Kavajës

Jil
Jil
2 Min Read

Zbardhen detaje të reja nga arrestimi mbrëmjen e djeshme në Kavajë me urdhër të SPAK pwr blerje votash. I arrestuari është Klodian Kapidani, 39-vjeç me banim në Kavajë dhe sipas SPAK, në datën 14 maj, kur u zhvilluan zgjedhjet e përgjithshme vendore për zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore, iu ka premtuar dhe iu ka ofruar personave të tjerë shuma monetare me qëllim për të marrë pjesë në votime, për të siguruar pjesëmarrjen edhe të personave të tjerë në votime, si dhe për të përcaktuar mënyrën e votimit.

Për 39-vjeçarin nuk ka pasur asnjë kallëzim nga qytetarë apo subjekte politike, por ai ka dalë nga përgjimet telefonike të disa personave të tjerë që janë nën hetim po nga SPAK, por për vepra të tjera penale që nuk lidhen me shit-blerje votash. Bisedat telefonike dhe SMS-të në aplikacione komunikimi janë kryer pak ditë para zgjedhjeve, si dhe gjatë datës 14 maj, ditë kur qytetarët po votonin.

SPAK nuk e thotë se për cilin kandidat ka punuar, Fisnik Qosen që fitoi, apo Redjan Kralin që humbi. GJKKO ka caktuar masën e sigurimit “arrest në burg” ndaj 39-vjeçarit, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *